Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se “Kurti është duke progresuar në ndarjen e Kosovës dhe krijimin e një realiteti të ri, atij të kalimit nga bashkëpartneriteti dhe përkrahja e NATOs për Kosovën dhe popullin e saj, në një përplasje me NATOn dhe interesat e botës demokratike”.
Sipas tij “Kurti nuk ka mandat për të krijuar një situatë dhe raport të tillë. Të gjithë qytetarët Shqiptarë janë për Kosovën në NATO dhe në BE. Veprime të koordinuara dhe veprime me vlerë e argumentime në tavolinë me partnerët ndërkombëtar. Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!”.
“Fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet!”, vijkoi ai.