6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Abazi: Kjo legjislaturë do të mbahet mend për ndërrimin e shisheve të ujit dhe aferën “Zdravo Radoiçiq”

- Advertisement -

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga presidentja Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se kjo legjislaturë është me dobëta që ka pasur Kosova.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abazi ka shkruar se kjo legjislaturë do të mbahet mend për ndërrimin e shisheve të ujit dhe aferën Zdarvo.

“Kjo legjislaturë është më e dobëta dhe më e pakurriz se cilado deri tani në jetën parlamentare të shtetit tonë! Do të mbahet mend për ndërrimin e shisheve të ujit nga plastika në të qelqit dhe shumë shpejt u kthyen prap të plastikës- ky akt është sinonimi i reformave për zhvillim të qëndrueshëm 🙂, dhe afera ZDRAVO Radojcic- a e dini sa kushton ora e Abelard Tahirit! Në këtë periudhë të mbetur të vjeshtës dhe dimrit do të ballafaqohemi me situata të komplikuara dhe me shumë të panjohura. Fushata ka filluar mbi urën e Ibrit dhe nga aty do të vazhdoj propaganda politike! Uroj të mos ndëgjojmë fjalime për imperializmin dhe revizionizmin perëndimor. Kështu si ka filluar nuk do më befasonte edhe një paraqitje e tillë. Komunistët janë gjallë në kry me shokun që gjuan thika pas shpine!”, ka shkruar Abazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit