Zëvendës-kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ka komentuar situatën politike në veri të Kosovës në terme mjaft shqetësuese.
Abazi pretendon se Serbia ka afruar ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe mbrëmë pranë kufirit të Kosovës. Një gjë e tillë është ende e pakonfirmuar megjithëse është raportuar në disa medie.
“Vuçiqi e afroi mbrëmë ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe pranë kufirit të Kosovës. U tha serbëve se nuk do “dorëzohen” – dorëzimi në këtë rast do ishte thjesht të respektohej shteti i së drejtës në Kosovë dhe të ndaleshin sulmet terroriste të strukturave paralele serbe të financuara prej tij, e të hiqeshin barrikadat.”, ka shkruar Abazi.
Aktivisti i Vetëvendosjes, ka thënë se Vuçiq po sfidon “njëkohësisht Kosovën dhe fuqitë perëndimore me qëndrimet dhe veprimet e tij, dhe ka nga mbrapa Rusi e Kinë.”
“Pra, Vuçiq po sfidon njëkohësisht Kosovën dhe fuqitë perëndimore me qëndrimet dhe veprimet e tij, dhe ka nga mbrapa Rusi e Kinë. Kosova, NATO dhe BE nuk mund të përkulen para Putinit të vogël në Ballkan.”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se udhëheqësit serb disa ditë më parë thanë se do të shqyrtojnë vendimin për të futur 1000 trupa të sigurisë në veri të Kosovës në mbështetje të Rezolutës 1244 të OKB-së.
Dje u raportua se Serbia madje edhe po kërkonte përkrahje diplomatike për një veprim të tillë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159664869882961&id=508237960&mibextid=Nif5oz