Abazi përmes një postimi në “Facebook” ka theksuar se LV-ja që ka pushtet absolut për kërkon drejtësi nga dikush tjetër.
“Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë. Me pushtet absolut, me polici hetimore, m e AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontrollë të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratorët. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër! Ky është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve. Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndoj mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat e nderit e të respektit njerëzorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë!”, ka shkruar Abazi