Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet në veri të Kosovës, se sa për të shpallur Serbinë desktruktive – ashtu siç edhe është.
“Tentohet të paraqitet si një çështje e një përplasjeje mes Serbisë edhe Kosovës, çështje e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk janë proces që mund të veçohen nga i gjithë lëmshi që ekziston atje”, tha ai.
“Në njërën anë, sikur edhe një herë u demaskua Serbia për rolin e saj desktruktiv në veri, sa për të kënaqur pjesën e njerëzve që duam të rikonfirmojmë sa e sa herë atë që e dimë – që Serbia është element desktruktiv në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh tutje Abazi.
“Por, mendoj që ne më shumë se sa për ta shpallur Serbinë destruktiv ashtu siç është, duhet të jemi të brengosur me rrjedhën e procesit në veri të vendit, dhe energjinë e shpenzuar për më shumë se tre vite atje”, theksoi mes tjerash ai në Info Magazine.