11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Abazi: Fatkeqësi që Hovenier u “detyrua” për herë të dytë ta thotë se ShBA-të kanë probleme me qasjen e Kurtit

- Advertisement -

Deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se është fatkeqësi që ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është “detyruar” për herë të dytë ta thotë se ShBA-të kanë probleme me qasjen e kryeministrit, Albin Kurti dhe të Qeverisë.

Ai tha se kjo ka të bëjë me formën se si Qeveria marrin vendime pa u koordinuar – lidhur më çështjet që kanë lidhje me mundësinë e tensionimit të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj që është fatkeqësi që ambasadori i Amerikës për herë të dytë është detyruar me gjuhën më të qartë, pa mburojë diplomatike ta thotë që SHBA-të kanë problem me qasjen e kryeministrit Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për formën se si po marrin vendime lidhur më çështjet që kanë lidhje me mundësinë e tensionimit të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dinari është njëri prej këtyre vendimeve…”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai tha se dërgimi i guvernatorit, Ahmet Ismaili në takim në Bruksel është bërë për tu fshehur mbrapa vendimin që është marrë.

“Ideja është se ne nuk guxojmë me leshu vendin tonë të barabartë me Serbinë. Ata kanë dërguar kryenegociatorin, ne është dashur njëjtë, sepse ky është niveli i barabartë i komunikimit. Dërgim i guvernatorit të bankës është prapë tentim për tu fshehur në vendim që është marrë, për të cilin janë kritiku kryeministri e zëvendëskryeministri, po ashtu edhe BQK, jo për shkak se është vendim i padrejtë, por pse është bërë në kohën dhe formën e pakoordinuar”, ka deklaruar ai.

I pyetur se nëse do të këtë presion për takime, ai tha se presioni është i dukshëm madje edhe me masa dhe sanksione të reja.

“Presioni është i dukshëm me masa dhe sanksione të radhës, e fatkeqësi shumë e madhe që Kosova për shkak të kësaj politike të pamençur, mos të them pak të çoroditur sepse po bëhet mbipopullizëm…vetëm për fushatë elektorale është duke u bërë krejt kjo punë…”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit