Deputeti Haki Abazi, ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të pushtetit në lidhje me mos-pjesëmarrjen në seancën e sotme.
Në fjalimin e tij të mbajtur në Kuvend, Abazi hodhi dyshime për koordinimin e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari me kriminelin serb, Milan Radojçiq, shkruan lajmi.net.
Ai tha se Policia e Kosovës u tradhtua nga pushteti në Banjskë.
“Është poshtërsi me pa Mefail Bajqinovcin në varrimin e Bunjakut, e mos me pa në seancë këtu. S’ka kuptim me ju dhanë dorën familjarëve të policëve të vramë e me ju shpreh ngushëllime e sot s’jeni me diskutu. Pse është tradhtu policia e Kosovës edhe është lëshu Radojçiqi, pasi kryeministri ka thënë se Banjska ka qenë e rrethuar nga Policia e Kosovës. Kush ka dhënë urdhër që Radojçiqi të dalë nga Banjska pa asnjë therrë në këmbë”, tha Abazi.