29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

AAK zyrtarizon listën e kandidatëve për kryetarë komunash

- Advertisement -

Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, sot me votë unanime ka miratuar nominimet e 5 kandidaturave të fundit për kryetarë komunash, filluar nga Enver Hoti për Malishevë, Hafize Sallahu për Kaçanik, Mensut Ademi për Vushtrri, Ali Krasniqi për Obiliq dhe Beqir Kiqina për Drenas, me të cilët mbyllet cikli i kandidaturave të Aleancës për zgjedhjet lokale 2025.

Aleanca më herët kishte zyrtarizuar kandidaturat për 19 komuna të tjera.

Sipas njoftimi të AAK, lista e kandidatëve të AAK përbëhet nga figura të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.

Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:

• Ardian Gjini – Gjakovë
• Ali Berisha – Pejë
• Bali Muharremaj – Suharekë
• Smajl Latifi – Rahovec
• Zenun Elezaj – Klinë
• Bashkim Ramosaj – Deçan
• Bekë Berisha – Prishtinë
• Ajet Avdyli – Novobërdë
• Nazim Gagica – Gjilan
• Besnik Krasniqi – Prizren
• Xhemile Murati – Ferizaj
• Qazim Nimani – Mitrovicë
• Faton Jakupi – Kamenicë
• Ukë Blakaj – Istog
• Agron Kuçi – Junik
• Vildane Latifi – Fushë Kosovë
• Baki Feta – Podujevë
• Labinot Bislimi – Viti
• Ilir Tasholli – Lipjan
• Hafize Sallahu – Kaçanik
• Mensut Ademi – Vushtrri
• Ali Krasniqi – Obiliq
• Beqir Kiqina – Drenas
• Enver Hoti – Malishevë

 

Të ngjashme

Të fundit