15.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

AAK: Vendimi i Qeverisë për pagat e mësimdhënësve është skandaloz

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit është skandaloz.

Në një komunikatë për media thuhet se qeveria ka shkelur ligjet në fuqi duke vazhduar me ndëshkimin e atyre që nuk mendojnë si ajo.

“Shtypja e atyre që mendojnë ndryshe, është cilësi e regjimeve autokratike e diktatoriale. Kjo ndodh në Kosovë, pasi që i tërë pushteti ndodhet në dorën e një njeriu. Qeveria e cila nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale, po kërkon armiq të brendshëm, te sindikata e opozita, te mësimdhënësit, personeli shëndetësor, administrata publike, Policia e zjarrfikësit”, thuhet në reagim.

Për më tepër, AAK ka akuzuar Qeverinë Kurti për kapjen e bordeve dhe korrupsion, ndërkohë që vendi është zhytur në degradim ekonomik, krizë energjetike dhe ngritje enorme të çmimeve.

“Mësimdhënësit grevistë, e kanë përkrahjen dhe zotimin tonë që nuk do të ndalemi së kundërshtuari këtë vendim jonjerëzor, e nëse në këtë mandat nuk do të kemi mundësi e numra që të ndryshojmë diçka për të mirën e tyre, atëherë qeverisja e ardhshme e Aleancës, do të kompensojë secilin, ashtu siç kemi kompensuar gjatë mandatit tonë edhe mësuesit e viteve ’90të”, përfundon reagimi i AAK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit