7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

AAK thotë se kanë marrë vendim që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të qytetarëve: Jo për VV-në

- Advertisement -

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka thënë se kanë marrë vendim që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare jo për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, por për shkak që janë në interes të qytetarëve.

“Ne në fakt nuk koordinohemi me Lëvizjen Vetëvendosje. Ne marrëveshjet ndërkombëtare nuk i votojmë për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje por i votojmë se janë me interes për qytetarët e Kosovës, andaj në këtë kontekst ne si Aleancë kemi vendos që meqenëse janë marrëveshje që afektojnë jetën e qytetarit ne kemi vendos që të njëjtat t’i votojmë dhe në asnjë mënyrë për shkak të Qeverisë e as për shkak të grupit parlamentar”, është shprehur Kadrijaj për Front Online.

Sipas saj, ky është vendim i Aleancës pa ndonjë koordinim me asnjë parti tjetër politike e aq më pak me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndryshe për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës nevojiten 2/3, respektivisht votat e 80-të deputetëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit