Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prizren, njoftoi se që nga sot i kanë prerë edhe zyrtarisht udhët nga bashkëqeverisja me Partinë Demokratike të Kosovës në Prizren.
AAK shkëputjen e saj nga koalicioni me PDK-në e arsyetojnë se “kryetari (Shaqir) Totaj ka filluar të marrë veprime ka konsultin dhe pajtim” me subjektin e tyre; ndërsa pretendojnë se “veprimet” në fjalë janë “në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës”.
Komunikata e AAK-së:
Komunikatë për media
Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren.
Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës.
Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.
Aleanca është dhe mbetet subjekt serioz politik dhe do të vazhdojë të punojë fuqishëm në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.