Pas një muaji pushim, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të premten në tentimin e gjashtëdhjetë për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Të zgjedhurit e popullit para vetes kanë vetëm një pikë në rend të ditës: zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Gjykata ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa ka dhënë 12 ditë afat për deputetët që të përfundojnë procesin e konstituimit.
Indeksonline ka kontatuar deputetën e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj për të mësuar qëndrimin e kësaj partie lidhur me seancën e nesërme.
Kadrijaj për Indeksonline ka deklaruar se AAK-ja nuk voton asnjë kandidatë të propozuar nga Lista Serbe.
”Ne do të marrim pjesë, do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si AAK nuk votojmë kandidat të Listës Serbe” ka thënë Kadrijaj për Indeksonline.
Po ashtu deputetja e AAK-së thotë Aleanca nuk ka as votë për Nenad Rashiq.
Në fund, Kadrijaj për Indeksonline thotë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e lojrave të Kurtit dhe ai po e mban pengë Qeverinë dhe duhet të bëjë zgjidhje