Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e parë të sesionit vjeshtor.
Deputeti nga radhët e AAK-së Pal Lekaj, së bashku me deputetin e tij Besnik Tahiri, kanë kërkuar dinjitet për pensionistët.
Sipas Lekajt, pensionistët kanë kërkesa lehtë të realizueshme nga ana e Qeverisë, të cilat janë: të eliminohet obligimi që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë dhe që Qeveria t’i ndajë subvencione çdo muaj, deri në rritjen e shumës së pensioneve.
“Në nisje të sesionit vjeshtor në Kuvendin e Kosovës, bashkë me kolegun deputet, Besnik Tahiri, në përkrahje të pensionistëve, në aksionin simbolik “Dinjitet për pensionistët”.
Kërkesat e tyre janë modeste dhe të realizueshme, të eliminohet obligimi që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë dhe që Qeveria t’i ndajë subvencione çdo muaj, deri në rritjen e shumës së pensioneve.
Rritja enorme e çmimeve ka vështirësuar mirëqenien e çdo kategorie të shoqërisë në vend, andaj këto kërkesa do të mbështeten parezervë nga grupi parlamentar i AAK-së. Realizimi i tyre duhet të bëhet sa më parë”, ka shkruar Lekaj në Facebook.