-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

AAK: Qeveria mashtroi, u shkel vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Ligjin për Skemat Pensionale

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se pushteti ka goditur pas shpine edhe njëherë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët. 

Dreshaj ka thënë se qeveria e Kosovës nuk pranon mendimin edhe kur ka një opinion obligues nga kushtetuesja.

“Kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt. Mos miratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputetë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga gjykata kushtetuese”, ka thënë Dreshaj.

Reagimi i deputetit Dreshaj:

Mashtrimi vazhdon, kushtetuesja e pafuqishme!
Sapo u shkel edhe një herë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat pensionale të financuara nga shteti. Logjika autoritare, kundër kushtetuese dhe diskriminuese ndaj kategorisë më të ndejshme të kësaj shoqërie, të pensionuarve u goditën edhe një herë pas shpine nga kjo qeveri.

Kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt. Mos miratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga gjykata kushtetuese.
Këto amandamente u votuan kundër nga pushteti!

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit