-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

AAK përjashton asamblisten e saj që votoi pro zgjedhjes së kryesuesit nga VV në Gjilan

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjilan e ka përjashtuar nga partia asamblisten Artdita Ukshini pasi që e njëjta ka votuar pro zgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit që vije nga Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur dega e kësaj partie në Gjilan.

“Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Komunikatë për media,

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan pas analizimit të seancës së sotme të Kuvendit Komunal në Gjilan në të cilën u votua për kryesuesin e Kuvendit, duke u bazuar në Statutin e Partisë, mori këtë vendim:

Asamblistja e AAK-së në Gjilan, Ardita Ukshini, të lirohet nga të gjitha funksionet në parti si dhe nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së në Kuvend.

Arsyetim:

Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare.

Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit