35.1 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

AAK për vendimin e MINT-it për Klan Kosovën: Pushteti po bën përpjekje për t’i diktuar mjetet e informimit

- Advertisement -

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga ana  e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari.

Xhemaili përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto veprime janë rrugë që çojnë në autokraci.

Heqja e licencës së një mediumi, tentativa për të diktuar mjetet informuese, çmenduria e të sulmuarit ndaj kujtdo që mendon ndryshe, janë rrugë që çojnë në autokraci e që shoqëria jonë nuk do ta lejojë”, ka shkruar Xhemaili.

Reagimi i plotë:

Heqja e licencës së një mediumi, tentativa për të diktuar mjetet informuese, çmenduria e të sulmuarit ndaj kujtdo që mendon ndryshe, janë rrugë që çojnë në autokraci e që shoqëria jonë nuk do ta lejojë.

Është bërë rrugë e gjatë deri tek demokracia, shumë e gjatë e me sakrifica pafund.

“Mund të mos pajtohem me atë se çfarë thua, por do të luftoj deri në vdekje për të drejtën tënde që ta thuash atë”.

Të ngjashme

Të fundit