Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media. Kjo konferencë ka ardhur pas publikimit të përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila me Slavko Simiq.
Besnik Tahiri nga AAK në konferencë ka kërkuar përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga kryeministri.
“Përgjimet janë shumë serioze të shefes së grupit parlamentar të VV-së që shpërfaqet në një marrëveshje mes tyre. Temat që janë diskutuar në këtë takim janë të interesit shtetëror dhe shkeljet janë flagrante”, ka thënë Tahiri.
Tutje, ai ka listuar temat të cilat janë diskutuar në këto përgjime, duke theksuar rëndësinë e tyre për vendin.
“Në këtë diskutim shpërfaqet tema sa i përket rrymës në veri. E dyta është edhe koordinimi për çështjen e veteranëve. E treta është diskutuar për stopimin e trustit dhe e fundit shihet roli sekret mes dy subjekteve politike. Dorëheqja për momentin është më e pakta që mundet me ndodh”, është shprehur Tahiri.