5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

AAK nuk i bashkohet opozitës, ia mundëson VV-së kalimin e disa ligjeve

- Advertisement -

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk i janë bashkuar dy partive opozitare, PDK-së dhe LDK-së, për të bojkotuar seancën e sotme plenare pas vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimit e energjisë elektrike.

Madje, deputetët e partisë së Ramush Haradinajt kanë votuar pro miratimit të disa ligjeve dhe raporteve vjetore, të propozuara nga Qeveria Kurti.

Kujtojmë se PDK dhe LDK braktisën seancën në shenj proteste pasi nuk kaloi propozimi i tyre për mbajte të një seance ku theks diskutimi ishte vendimi për shtrenjtimit e energjisë elektrike.

Ndryshe bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira. /

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit