-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

AAK njofton për mobilizim të madh për tubimin përmbyllës në ora 13:30 në Pejë

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët në koalicion sot do ta mbajnë tubimin përmbyllës të fushatës.

Tubimi do të mbahet në qendër të qytetit me fillim në ora 13:30.

“Nga informatat në terren dhe nga publikimet e shumta në rrjetet sociale, shihet një mobilizim i jashtëzakonshem i Aleancës, në veçanti mbështetësve nga diaspora që kanë ardhur masovikisht për votime”.

Vlen të theksohet se ishte Daut Haradinaj, ai që në një intervistë tregoi edhe arsyet se pse pikërisht është zgjedhur Peja, qyteti ku AAK ka vendosur ta bëjë përmbylljen e fushatës.

“Peja është qyteti ku është nisur Aleanca, edhe meqë po sulmohemi drejtpërdrejt, pikërisht në Pejë, po dojmë më e kthy përgjigjen, pikërisht aty ku e kemi nisur, dhe mendojë që do të jetë një përgjigje edhe për kundërshtarët e brendshëm dhe të jashtëm”, u deklarua Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit