23.2 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

AAK-Nisma lidhin koalicion me Listën Konservatore: T’i japim fund politikës së degradimit të shtetit e të shoqërisë

- Advertisement -

Bashkimi opozitar AAK-Nisma kanë lidhur marrëveshje koalicioni me Listën Konservatore.

Lidhur me këtë ka njoftuar AAK-ja përmes një postimi në Facebook.

Në komunikatën për media, thuhet se “Koalicioni, bëhet me qëllim të dhënies fund politikës së degradimit të shtetit e të shoqërisë, të vlerave morale e njerëzore, rrezikimit të njeriut dhe familjes, si dhe të përshpejtimit të proceseve integruese të Kosovës në BE dhe në NATO”.

Njoftimi i plotë:

Të vetëdijshëm për gjendjen e rënduar në vend, si në aspektin ekonomik e social, po ashtu edhe në rrafshin nacional e në pozitën ndërkombëtare të Kosovës, si dhe rrezikun potencial të zhdukjes së gjithë asaj që është arritur deri më sot në ndërtimin e shtetit të Kosovës, bashkimi opozitar AAK-Nisma, lidhë marrëveshje koalicioni me Listën Konservatore.

Koalicioni, bëhet me qëllim të dhënies fund politikës së degradimit të shtetit e të shoqërisë, të vlerave morale e njerëzore, rrezikimit të njeriut dhe familjes, si dhe të përshpejtimit të proceseve integruese të Kosovës në BE dhe në NATO.

Pajtimi për të qenë të ndryshëm, por me një qëllim e synim të përbashkët, mbrojtjen e vlerave të traditës, zhvillimin e mirëqenien e shtetit, individit e familjes, janë parimet e kryesore mbi të cilat oashkimi opozitar i Aleancës me Nismën lidhin këtë:

Marrëveshje Koalicioni me Listën e Konservatore

1. Bashkimi opozitar AAK-Nisma dhe Lista Konservatore dakordohen se do t’i promovojnë dhe do t’i ruajnë vlerat e përbashkëta konservatore progresive që në qendër kanë shtetin dhe familjen.

2. Palët e pranojnë si obligim të përbashkët krijimin e Ministrisë së Familjes dhe kuadër të Qeverisë së Kosovës.

3. Lista Konservatore, si pjesë e këtij koalicioni, fokusohet në promovimin e vlerave të trashëgimisë kombëtare, kulturore, fetare e etike.

4. Palët zotohen për respektimin e vlerave kombëtare dhe mos cenimi i tyre për asnjë interes politik, partiak apo grupor. Në funksion të kësaj të përcaktohen përmes një ligji të veçantë çështjet me interes kombëtar ku përfshihet mbrojtja e vlerave të luftës së UÇK-së.

5. Respektimi i plotë i identitetit kombëtar, fetar dhe diversitetit etnik dhe kulturor në Kosovë, duke u përmbajtur nga çdo deklarim, sjellje apo veprim që cenon ekuilibrat midis identiteteve të vendosura ndër shekuj te shqiptarët.

6. Formimi i Drejtorisë për çështje fetare pranë Zyrës së Kryeministrit, e cila do të ishte në funksion të mbështetjes së bashkësive fetare në Kosovë.

7. Objektivat programore të Listës Konservatore harmonizohen në Programin e përbashkët zgjedhor, që do të hartohet nga një ekip i përbashkët.

8. Pjesëmarrja e Listës Konservatore në Listën për deputetë si dhe renditja në listën zgjedhore rregullohet me një aneks të veçantë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit