Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nesër do të bëj hapjen e fushatën zgjedhore në Prishtinë.
Tubimi do të mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, raportin IndeksOnline.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se nesër, me fillim nga ora 18:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, me një tubim të organizuar në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Ky tubim shënon nisjen e angazhimit elektoral të Aleancës nën sloganin “Krah Teje”.
Ju ftojmë të përcillni nga afër këtë ngjarje.





