15 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

AAK nesër çon në Kushtetuese vendimet e seancave të prillit dhe majit

- Advertisement -

AAK do të dorëzojë nesër, në ora 11:00, kërkesën për vlerësim kushtetues të vendimit të Kuvendit të Kosovës që refuzoi formimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Kërkesa përfshin edhe vendimet e tjera të ngjashme të marra në seancat e prillit dhe majit 2025.

”Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025”.

Të ngjashme

Të fundit