Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, po vazhdon të marrë përkrahje edhe nga parti të tjera që garuan në zgjedhjet lokale.
Ndër partitë që kanë vendosur ta përkrahin atë në balotazh është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Mitrovicë, e cila udhëhiqet nga Qazim Nimani.
Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste, duke theksuar se partia do ta përkrah Arian Tahirin në Mitrovicë, ndërsa në komunat tjera do të vlerësohet në mënyrë të pavarur se me kënd do të bashkëpunojnë, varësisht nga rrethanat lokale dhe nevojat politike.

 
                                    




