Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) organizoi sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku u shqyrtua dhe u miratua lista përfundimtare e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Këtë e njoftoi kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj.
“Të përzgjedhur me kujdes, do t’i japim Kosovës alternativën serioze qeverisëse që meriton. Çdo kandidat në listën tonë mishëron vlerat tona: integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të vendit.” – tha ndër të tjera Haradinaj.