Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës.
Sipas komunikatës së AAK-së, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në dokument janë prezantuar vetëm një pjesë e efekteve të qeverisë së Kosovës gjatë këtyre tri viteve, qeverisje që e ka quajtur të dobët dhe stagnuese.
“Ky është dokumenti që e prezantuam e që reflekton vetëm një pjesë të defekteve tri vjeçare të kësaj qeverie të dobët dhe stagnuese”, ka thënë Tahiri.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2024/03/image-63-300x204.png)