5.4 C
New York
Saturday, November 15, 2025

Buy now

AAK me qëndrim të prerë: S’ka koalicion me VV, s’ka votë për Konjufcën

- Advertisement -

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së partisë, ka dalë një qëndrim i qartë politik: rrugëdalja e vetme nga situata aktuale në vend janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas Xhemailit, të gjitha idetë dhe propozimet alternative duhej të paraqiteshin fillimisht brenda strukturave të partisë. Ai ka theksuar se kjo vlen edhe për Besnik Krasniqin, i cili ka munguar në mbledhjen e Kryesisë.

Xhemaili ka sqaruar po ashtu se nuk ka asnjë mundësi për koalicion me Vetëvendosjen, si dhe se AAK nuk do të japë votë për Glauk Konjufcën apo për askënd tjetër nga radhët e VV-së.

“AAK ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë të enjten, ku ka dalë me qëndrim të prerë, rrugëdalja e vetme nga gjendja në të cilën ndodhet vendi është shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të gjithë ata që dalin në publik me ide të tjera, së pari është dashur t’i prezantojnë në mbledhje të Kryesisë, sikurse rasti i z. Besnik Krasniqit, i cili ka munguar në atë takim. Nuk ka koalicion me VV, nuk kemi votë për Konjufcën dhe askënd nga radhët e tyre”, ka thënë ai

Të ngjashme

Të fundit