Në 25-vjetorin e themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kreu i saj, Ramush Haradinaj falënderoi të gjithë përkrahësit dhe bashkrrugëtarët e kësaj partie.
Në fjalën e tij, ai tha se AAK-ja ishte themeluese e demokracisë, e Republikës së Kosovës, e ushtrisë, dhe mbrojti gjithmonë qytetarin e saj, transmeton Klankosova.tv.
“Aleanca lindi nga liria, u rrit me lirinë, veproi në shërbim të lirisë, dhe mbrojti paqen dhe lirinë në Kosovë. Aleanca në themelimin e vetë, u bë themeluese e demokracisë dhe pluralizmit, dhe mbrojti demokracinë e Kosovës. Aleanca u bë themeluese e institucioneve dhe i mbrojti ato. Aleanca u bë themeluese e Republikës së pavarur, të Kushtetutës, dhe mbrojti Republikën, Kushtetutën, dhe ligjin e Kosovës. Aleanca u bë themeluese e ushtrisë dhe mbrojtjes së Kosovës”, tha Haradianj.
“Aleancës i qëndruan besnikë, i qëndruan besnike strukturat e Aleancës, anëtarët, votuesit, mbështetësin. Por edhe Aleanca e mbajti besën, dhe mbrojti qytetarin”.
“Rrënoftë Aleanca, rrënoftë Kosova