Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot në ora 17:00.
Burime të Klankosova.tv brenda kësaj partie bëjnë të ditur se temë e diskutimit do të jenë zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë përgatitja për zgjedhjet e reja parlamentare në rast se ato do të mbahen.
Kjo mbledh vjen pak ditë para se të kalojë afati i mandatarit Glauk Konjufca, për formimin e ekzekutivit të ri.
Po ashtu, temë do të jetë edhe rezultati në zgjedhjet lokale, ku AAK ka arritur që ta konfirmoj fuqinë politike në pesë komuna: Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Deçan dhe Klinë.
Subjekti i drejtuar nga Ramush Haradinaj, do të ketë pushtet edhe në mbi 10 komuna të tjera dhe do të jetë i përfaqësuar në Kuvende Komunale nga 98 asamblistë.






