Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të saj, për të diskutuar “zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës lidhur me situatën e krijuar”.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se sot, në ora 16:00, do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës lidhur me situatën e krijuar.
Pas përfundimit të mbledhjes, do t’ju informojmë për vendimet dhe qëndrimet që do të dalin nga diskutimet






