28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

AAK mbledh kryesinë: Fitore e të gjitha fitoreve do të ishte sikur Kosova ta merrte ftesën për anëtarësim në NATO

- Advertisement -

Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës në mblejdhjen e partisë kanë treguar synimet që i kanë.

Ata folën për zhvillimet politike në vend që po mbizotërojnë, dhe kritkuan qeverinë e Kosovës për mos-progres në vend, thuhet në komunikatë.

Tutje ata shprehën se fitorja e të gjitha fitoreve do të ishte sikur Kosovës t’i vinte ftesa për anëtarësim të Kosovës në NATO në 75 vjetorin e themelimit të NATO-s.

Ndërsa AAK ka treguar edhe për një plan veprues për vitin 2024, që përfshinë tri faza.

Njoftimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, pozicionin ndërkombëtar të Kosovës si dhe aspektet e organizimit të brendshëm të partisë.

Kryetari Haradinaj, duke folur për zhvillimet politike tha se Kosova është duke humbur hapin për shkak se qeveria aktuale është e fokusuar në ato që mund të cilësohen si fitore të vogla dhe e ka humbur fokusin nga fitoret e mëdha, që janë jetike për të ardhmen e vendit.

Ai tha se fitore e të gjitha fitoreve do të ishte sikur Kosova ta merrte ftesën për anëtarësim në NATO, në samitin e madh historik që do të mbahet në muajin korrik, në 75-vjetorin e NATO-s.

Kryesia e Aleancës, ka aprovuar planin veprues për vitin 2024, që përshin tri faza.

Ky plan ka për synim mobilizimin e të gjitha potencialeve njerëzore të Aleancës, si dhe vendosjen e një standardi të zbatimit të obligimeve të marra dhe raportimit të rregullt brenda strukturave.

Plani parasheh që në fazën e parë të intensifikohet komunikimi i brendshëm në të gjitha nivelet e organizimit partiak. Ndërsa gjatë fazës së dytë, rëndësi të veçantë do t’i kushtohet komunikimit me kuadro të profilizuara për sektorë specifik, në nivel komunal dhe qendror. Faza e tretë, do të përfshijë aktivitetet masive të frymës dhe mesazhit për zgjedhjet parlamentare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit