Lajme

AAK: Mbesa e Kurtit është punësuar në ministrinë e Sveçlës

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

“Historia e një familje të privilegjuar” titullohet videoja e publikuar nga partia e AAK-së, në të cilën numërohen punësimet familjare të krerëve të shtetit, deputetëve, ministrave e deri te kryetarët e komunave nga radhët e Vetëvendosjes dhe listës Guxo.

Introja e videos nis me kryeministrin Kurti, i cili dikur premtonte se nuk do të ketë punësime të familjarëve me ardhjen në pushtet të tij. “Kusheritë janë për te shpia, familja është për te shpia. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria“, citohet kryeministri Kurti.

Në videon e publikuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paraqitet lista e të afërmve të pushtetarëve të lartë të Vetëvendosjes të punësuar nëpër ministri.

Lista e të punësuarëve nis me Venera Çerknin. Ajo është tezakja e presidentes Osmani, e punësuar Drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Vazhdon me Jeta Tela, e cila është mbesa e kryeministrit Kurti. E punësuar shefe e kabinetit në Ministrinë e Sveçlës.

Në videopërmbajtje, mes të tjerëve janë përmendur edhe xhaxhai i Konjufcës, dhe punësimet në KEK e në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Videoja më poshtë: