8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e kryesuesve dhe anëtarëve të bordeve të KRU-ve

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore, ka thënë se shumica e bordeve të emëruara në Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Kosovë kanë dështuar të jenë profesionale dhe shpesh janë përbërë nga individë pa përvojë të mjaftueshme në menaxhimin e sektorit të ujit.

Përmes një komunikate për media, Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore i AAK-së ka thënë se faktori që ka ndikuar në këtë situatë, është roli i qeverisë e veçmas i kryeministrit Kurti.

“Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë situatë është roli i qeverisë, veçanërisht i Kryeministrit Albin Kurti. Pavarësisht premtimeve të përsëritura për përmirësimin e gjendjes në sektorin e ujit përmes instalimit të bordeve profesionale, këto premtime nuk janë materializuar sipas pritshmërive. Në të vërtetë, përzgjedhja e kryesuesve dhe anëtarëve të bordeve shpesh është bërë pa ndjekur një proces transparent dhe të bazuar në merita profesionale”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit