0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

AAK kërkon debat për punën e Qeverisë Kurti, Tahiri: Do të shpërfaqim dështimin e kësaj qeverie!

- Advertisement -

Aleranca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar që javen e ardhshme të mbahet një seancë, ku do të diskutohet lidhur me punën e Qeverisë Kurti, gjatë mandatit katër vjeçar.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë tha se në këtë seancë do të shpërfaqet qeverisja e dështuar.

Ai ka ftuar Kurtin që të jetë i pranishëm në këtë seancë

Po ashtu ai ka thënë se kjo seancë mbahet për një qeveri, e cila nuk ka bërë asgjë në te mirë të qytetarëve

“AAK e konsderon të rëndësishme, që kërkesa jonë për debat të trajtohet në Kuvend dhe të shpërfaqim një qeverisje të dështuar, e cila përveç faktit që ka dëmtuar në rrafshin e jashtëm, në rrafshin e brendshëm, ka probleme serioze, që lidhet nga mirëqenia, ekonomia, në secilin sektor. Katër vjet, për një mandat, asnjë projekt nuk është përmbyllur. Për katër vjet, kjo qeveri do të përshkruhet si qeveri që ka normu kundërligjshmërinë në fusha të ndryshme. Ky debat do të jetë ballafaqimi i kësaj qeverie me AAK, si thirrëse e këtij debati, në mënyrë që të shpërfaqim defektet që kanë ndodhur”, tha Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit