Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se Besnik Krasniqin do të jetë në garë për të parin e Prizrenit.
Lajmi u konfirmua nga kreu i partisë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas Haradinajt, Krasniqi sjell në këtë garë jo vetëm përvojë të gjerë në administratë dhe organizata ndërkombëtare, por edhe një qasje të ndërtuar mbi vlerat e përgjegjësisë dhe transparencës.
“Ai përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e Prizrenit, në kohën kur ky qytet ka nevojë për një udhëheqje vizionare dhe të përgjegjshme”, pohoi Haradinaj.
“Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi, përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore dhe në fuqizimin e trashëgimisë e ngjarjeve artistike që i japin identitet këtij qyteti”, shtoi kreu i AAK-së.