AAK vazhdon turneun e prezantimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon turneun e saj nëpër komuna, ku po e bën prezantimin e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Të dielën, drejtuesit e AAK-së, do të qëndrojnë në komunën e Istogut, ku para pjesëmarrësve të përkrahësve të saj do të bëjë prezantimin e kanididatëve për deputetë nga kjo komunë.

Në mesin e kandidatëve që do të jetë në listën e AAK-së, do të jetë edhe afaristi i njohur Ukë Blakaj, i cili është edhe kryetar i kësaj partie në Gjermani.

Afaristi Blakaj para pak javës me mbështetje të plotë të strukturave të AAK-së mori drejtimin e degës së kësaj partie në Istog.

Tubimi në Komunën e Istogut do të mbahet të dielën (sot) në ora 17:00 në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari”.