24.7 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

AAK-ja prezanton kandidatët për 11 komuna në zgjedhjet lokale

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ka miratuar 11 kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet e tetorit.

AAK do të garojë në Gjilan me Nazmi Gagicën, në Prizren me Besnik Krasniqin, në Ferizaj me Xhemile Muratin, në Mitrovicë me Qazim Nimanin, në Kamenicë me Faton Jakpuin, në Istog me Ukë Blakajn, në Junik me Agron Kuçin, në Fushë Kosovë me Vildane Latifin, në Podujevë me Baki Fetën, në Viti me Labinot Bislimin dhe në Lipjan me Ilir Tashollin.

“Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm u informuan nga z. Muharrem Nitaj, përfaqësues i Aleancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me ndryshimet në Rregulloren për Zgjedhjet, konkretisht me procedurat për votimin nga jashtë vendit”.

“Në ditët në vijim, strukturat lokale të Aleancës në komunat ku ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat do të finalizojnë propozimet përkatëse, në funksion të përmbylljes së hartës sonë zgjedhore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së u diskutuan edhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Të ngjashme

Të fundit