Nesër me fillim nga ora 10:00 pritet të mbahet seanca e shtatë konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Sa i përket votimit për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim.
Këtë e ka konfirmuar deputetja e këtij subjekti politik Time Kadrijaj, e cila thotë se nuk kanë ndryshuar qëndrim për votimin e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.
Kadrijaj thotë se duhet angazhim i Lëvizjes Vetëvendosje që ti siguroj votat e mjaftueshme.
“Po duhet angazhim i LVV për ti siguruar votat. Ne s’kemi ndërru qëndrim për votim të kryeparlamentarit!”. tha Kadrijaj për GazetaBlic