3.7 C
New York
Thursday, January 2, 2025

Buy now

AAK i reagon Haxhiut, pasi tha se Haradinaj ka lidhje me Serbinë

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, gjatë konferencës për media ka akuzuar ish- kryeministrin e Kosovës njëherësh deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për lidhje me Serbinë.

Ajo tha se pse Prokuroria Speciale nuk është duke e ftuar Haradinajn për deklaratat e tij se “kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar ministres Haxhiu, duke

Reagimi i plotë: 

Veç Kosova e ka një ministre të drejtësisë që i fut hundët gjithkund. Nuk ka vend tjetër ku ministri i drejtësisë e sulmon systemin gjyqësor të shtetit të vet. Ajo, sa ishte në opozitë, ka qenë sinonim i personit që ka shkelur ligjet e vendit e s’ka lënë gjyqtar apo prokuror pa e sulmuar. Dhe prandaj është emëruar ministre e drejtësisë që misionin e partisë së vet e që është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, ta çojë deri në fund.

Sa merret me kopalla, ajo është mirë të japë përgjigje se çka ndodhi me rastin Dehari, si u zhduken e si u gjetën mostrat. Cka ndodhi me gjuajtjen e Kuvendit me Zollë nga bashkëpartiakët e saj.

Si u përfshinë matrapazët ordinerë në aferën e vjedhjes së miellit e vajit.

Le të merret me Martin Berishaj e Nagip Krasniqin e të mos i marrë në mbrojtje.

Më në fund ajo duhet t’i tregojë popullit të Kosovës, se pse Kryetari i Partisë së saj, sot Kryeministër, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për t’u intervistuar, por e sfidon drejtësinë e Shtetit.

Ka shumë përgjigje që duhet të japë kjo ministre, përpara se të merret me propagandë të nivelit të ulët.

Ramush Haradinaj ka qenë dhe mbetet hero e luftëtar kundër Serbisë e për lirinë e vendit të vet, të cilin sot e poshtërojnë njerëz si kjo minstre. Përpara se të shpifë për lidhjet e Ramush Haradinajt me Serbinë, le të merret me lidhjet e shefit të vet e me të shkuarën e tij, për të cilën kanë dalë edhe informata e që përflitet gjithandej

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit