-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

AAK i përgjigjet me “po” ftesës së PSD-së për t’i dalë kundër shtrenjtimit të rrymës

- Advertisement -

PSD për nesër ka ftuar në një takim të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.

Kësaj ftesë, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka thënë se në këtë takim AAK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari.

“AAK do të përfaqësohet nga nënkryetari në takimin e thirrur nga PSD, të premten, për të diskutuar rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike”, ka thënë Blaka.

Takimi pritet të mbahet në ora 13:00.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit