Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në interpelancë për masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend.
Haradinaj i bëri thirrje Kurtit me arsyetimin se situata politike dhe e sigurisë në Kosovës është ndër më të rëndat në këto 22vjet.
“Serbia me aleatët e saj ka krijuar një skenar të destabilzimit të situatës në Kosovës, duke urdhëruar përfaqësuesit serbë në institucionet shtetërore publike dhe të sigurisë t’i braktisin ato”, thuhet në arsyetimin e Haradinajt.
Haradinaj akuzojë Kurtin për zgjedhjen e skenarit të keq, kështu duke mos përfillur kërkesën e SHBA-së për shtyren e marrëveshjes për targa.
Ai propozoj që Kuvendi i Kosovës ta votojë rezolutë më këto pika.
Rezoluta e propozuar:
1. Qeveria të marr vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshjen finale për njohje me Serbinë
2. Institucionet e Kosovës fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës
3. Qeveria të nisë komunikimin intensiv me faktorët relevantë në vend, përfshirë opozitën, si nevojë e daljes nga gjendja e krijuar
4. Të kërkohet një samit në SHBA, takim disaditorë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi.