11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

AAK formon degën në Berlin të Gjermanisë, kërkohet mobilizim për zgjedhjet e 9 shkurtit

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjermani, ka formuar degën e saj në Berlin.

Kështu ka bërë të ditur kreu i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj.

Në kuadër të rritjes dhe fuqizimit të Aleancës në Gjermani, sonte formuam Degën në Berlin. Kryetar i Degës së Aleancës në Berlin u zgjodh Brendon Duraku, nënkryetar Kreshnik Yberhysaj, sekretar Astrit Hamzaj, koordinator Avdi Taflaj, financiar Safet Osmanaj. Kurse, anëtarë të Kryesisë u zgjodhën: Besfort Taflija, Arjanit Shoshi, Beslim Hoxhaj dhe Gazm Muslija.” – ka thënë Blakaj.

Blakaj ka kërkuar mobilizim dhe angazhim shtesë të diasporës në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Në këtë takim fola për organzimin e AAK-së në Gjermani, si dhe për përgatitjet për zgjedhjet paralamentare në Kosovë më 9 shkurt 2025. Po ashtu, diskutimeve, Can Tahiri, koordinator për diasporën e AAK-së dhe Selim Hoti, kryetar i AAK-së për Bajern, të cilët kërkuan mobilizim dhe angazhim edhe më të madh të diasporës në Gjermani”, është shprehur Blakaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit