Kadrijaj tha se përgjegjësia për ngërçin institucional bie mbi Vetëvendosjen, e cila sipas saj, ka vendosur interesin e emrit të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit mbi interesat e vendit.
“Krejt këto dështime i adresohen Vetëvendosjes, të cilët emrin e Albulena Haxhiut e kanë vendosur para Kosovës. Ne si AAK kemi qenë ndër të paktët që kemi shprehur gatishmëri për të votuar edhe kandidatë të tjerë nga VV, vetëm që të tejkalohet bllokada. Por ata janë ngujuar në një emër,” theksoi Kadrijaj për Front Online.
Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po e mban peng vendin për interesa politike të ngushta, duke sjellë pasoja të mëdha financiare për shtetin.