4.3 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

AAK e përjashton Valbona Ajetin nga asambleja në Prishtinë, “e tradhëtoi” partinë

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë ka marrë vendim që ta përjashtojë nga grupi i saj asambleisten Valbona Ajeti

Lajmin e ka konfirmuar edhe shefi i grupit të asambleistëve të AAK-së në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj.

“Po vendimi është marrë dhe tani vetëm presim që ta finalizojmë. Ky vendim vjen pas qasjes së ulët dhe aspak korrekte nga asambleistja në fjalë” ka thënë Smajlaj për Indeksonline.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Ajeti nuk i është përgjigjur që një kohë ftesave nga subjekti i saj ngase në të njëjtën kohë ka zhvilluar bisedime edhe me subjekte të tjera për përafrim duke kërkuar favore politike.

Me qasjen e saj thuhet se është tejet i frustruar edhe kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, njëkohësisht sekretar i partisë, Bekë Berisha

Të ngjashme

Të fundit