AAK-ja ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme pas shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Kjo parti opozitare ka mbledhur 40 nënshkrime për ta thirrur gjatë ditës së sotme një seancë për në ora 10:50.
“Sot, në mëngjes kam dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike. Debati është kërkuar për sot, në ora 10:50”, ka njoftuar Besnik Tahiri.