1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

AAK del me dy amandamente për zgjidhjen e çështjes së veteranëve të UÇK-së

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dy amandamente si propozim, për zgjidhjen e çështjes së veteranëve.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, shefi u Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai i ka shpjeguar edhe procedurat që duhet të ndodhin, pas takimit të nesërm Kurti- me përfaqësuesit e OVL UÇK.

“Nesër ndodh takimi i Kryeministrit Kurti dhe Kryetarit të Komisionit për Buxhet e Financa, që e ka si komision funksional këtë Ligj dhe Ministri me palët- Veteranët”, tha ai.

Pas këtij, sipas Tahirit takimi duhet të nis procesi i amandmentimit të Ligjit.

Ai tha se si AAK, i kanë dy amandamente:

*AMANDENTI 1*
Rekomandohet që të plotësohet dhe ndryshohet si vijon :
3.1 Deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, Pensioni i Veteranit Luftëtarë të UÇK-së, të jetë i barasvlefshëm me pagën minimale.

AMANDENTI 2
Rekomandohet që të plitësohet dhe ndryshohet si në vijim:
Neni 57
Paga Minimale
1. Të përcaktohet paga minimale në vlerën prej 370 euro neto.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit