12.3 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

AAK arrin kolicion me Vetëvendosjen për balotazhin në Junik

- Advertisement -

Kreu i Degës së VV-së në Junik, Jetmir Tofaj, ka njoftuar se kanë nënshkruar koalicion me AAK-në për balotazhin në Komunën e Junikut. 

Ai ka treguar se vendimin për koalicion me AAK-në e ka marrë edhe pas aprovimit nga Kryesia Qendrore e LVV-së.

Në balotazhin e Junikut janë AAK dhe LDK.

Postimi i plotë i Jetmir Tofaj: 

ARRIHET MARRËVESHJA AAK-LVV NË JUNIK

Të nderuar qytetarë të Junikut,

Të dashur aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

Në përputhje me vendimin e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Junik dhe aprovimin e Kryesisë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, është marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbështesim kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), z. Agron Kuçi.

Ky vendim është rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm politik dhe institucional, me qëllim që të sigurojmë një qeverisje stabile, të përgjegjshme dhe në interes të qytetarëve të Junikut.

Ky koalicion bazohet në mirëkuptim të ndërsjellë dhe në vizionin e përbashkët për zhvillimin e Junikut. Me këtë marrëveshje, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe AAK-së, së bashku do të kenë shumicën në Kuvendin Komunal të Junikut, duke siguruar kështu stabilitet politik dhe mundësi reale për të ecur përpara me nisma zhvillimore, projekte konkrete dhe qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve.

Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për një Junik më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.

Të ngjashme

Të fundit