5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

A xhelozon Selvija? Flet Shpat Kasapi

- Advertisement -

Shpat Kasapi ka qenë i ftuar në “Living Room” në Vizion Plus, ku ka treguar më shumë për jetën dhe karrierën e tij.

Pa dyshim që nuk munguan edhe pyetjet për partneren e Shpatit, Selvijen, për të cilën zbuloi nëse është apo jo xheloze.

Ndër të tjera, ai tregoi edhe se partnerja e tij i ka marrëdhëniet shumë të mira me mamanë e tij.

Pjesë nga intervista:

Bruna: Si e ka marrëdhënien nusja me vjehrrën?

Shpati: Selvija me mamin i kanë marrëdhëniet shume mire. Mami im është një zonjë e mirëkuptueshme, është një njeri me botë, di të të respektojë dhe patjetër që këtë gjë bën edhe me Selvijen.

Bruna: Shpati a ke ti një ves i cili nuk të pëlqen tek vetja?

Shpati: Zakonisht kur dal me shokët i them Selvijës që nuk do vonohem vetëm një orë dhe pikërisht atë dite ndodhë që të vonohem është e pabesueshme.

Bruna: A është Selvija xheloze sepse ti ke shumë fansa?

Shpati: Ajo mua më njeh dhe e di kë ka marrë në krah dhe kuptohemi shumë mirë. Njëra nga këngët e mija ka qënë dedikim për Selvijen “ Mbretëresha ime “ dhe është në të njejtën kohë një nga këngët e mija më të ndjera. Tekstshkruesi i kësaj kënge ka qënë kryesuesi i “ Elita 5”, kur i thashë që dua një këngë për Selvijen më tha: Ma lër mua në dorë, dhe cdo gje u qëndis në mënyrë kaq të bukur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit