-7.7 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

A u tregua e suksesshme në intervistën e parë të madhe Kamala Harris?

- Advertisement -

Kamala Harris është vlerësuar pozitivisht prej ekspertëve pas dhënies së intervistës të parë që kur u bë edhe zyrtarisht kandidate e partisë demokrate për presidente të SHBA-së.

Ajo u fokusua në politikë duke mos dëmtuar momentin që ajo po gëzon deri më tani në fushatën për presidente.

Të enjten, Harris dhe kandidati për zëvendëspresident, guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, u shfaqën për intervistën e tyre të parë të madhe televizive në një bisedë të regjistruar paraprakisht me prezantuesin e CNN-it, Dana Bash.

Intervista u realizua pasi 59-vjeçarja u përball me kritika të përsëritura nga figurat republikane për mosdhënien e një interviste ose për të mbajtur një konferencë shtypi që kur presidenti amerikan, Joe Biden përfundoi fushatën e rizgjedhjes dhe e mështeti atë në garën presidenciale të vitit 2024.

Harris dhe Walz kanë marrë mbështetjeje të madhe rreth ofertës së tyre për Shtëpinë e Bardhë, me sondazhet që tregojnë se zëvendëspresidenti po përmirëson numrat e Bidenit dhe po udhëheq kundrejt kandiatit republikan, Donald Trump, shkruan newsweek.

Ndër disa nga momentet kyçe ishte edhe përgjigja se “vlerat e saj nuk kanë ndryshuar” kur u pyet pse ajo nuk e mbështet më ndalimin e “fracking-ut” ose se kufiri duhet të dekriminalizohet, gjë që ajo tha gjatë kandidimit të saj zgjedhor të vitit 2020, transmeton Telegrafi.

Harris parashtroi gjithashtu propozimet e saj ekonomike, duke deklaruar se politika e parë do të jetë zbatimi i strategjisë së saj të “ekonomisë së mundësive” për të ndihmuar në uljen e kostos së mallrave të përditshme dhe zgjerimin e kredisë tatimore për fëmijët në 6000 dollarë për familjet në vitin e parë të jetës së fëmijës së tyre

Harris, e cila është me origjinë indiane dhe xhamajkane, hezitoi t’i përgjigjej sulmeve të Trumpit kundër saj, duke i thënë Bashit se sugjerimet e ish-presidentit se ajo “ka ndryshuar artificialisht ngjyrën e lëkurës” vitet e fundit për përfitime politike ishte “i njëjti libër i vjetër, i lodhur” ndërsa shtoi “pyetje tjetër, ju lutem”.

Susan McWilliams Barndt, profesoreshë e politikës në Kolegjin Pomona në Kaliforni, tha se transmetimi “nuk ishte një intervistë gëzimi. Ishte një intervistë pune” dhe Harris mori vendimin e duhur duke u fokusuar tek politika mbi gjithçka tjetër.

“Ajo po argumentonte shumë mirë nga fillimi deri në fund”, tha Barndt për newsweek.

“Harris përmblodhi argumentin që po përpiqej të bënte nga fundi i intervistës, kur tha se ‘unë jam personi më i mirë për ta bërë këtë punë në këtë moment’”. Harris dhe Walz u përgjigjen shkurt dhe qartë në pyetje e mara nga gazetarja.

 

Stephen K. Medvic, Profesor i Nderuar i Qeverisjes dhe John C. Kunkel në Franklin & Marshall College, tha se Harris “me gjasë arriti atë që synonte” në intervistën për CNN.

Kjo përfshin tërheqjen e atyre që janë në mes të spektrit politik me njoftimet për politika dhe me tonin duke sugjeruar se mund të emërojë një republikan në kabinetin e saj.

“Ajo duhet t’i bindë votuesit se është në gjendje të përballojë sfidën për të qenë presidente dhe se ajo nuk është krahu i majtë radikal që Trumpi dhe republikanët po përpiqen ta paraqesin”, tha Medvic për Newsweek.

“Ajo e bëri këtë me sukses në këtë intervistë duke treguar njohuri mbi çështjet, duke theksuar pozicione të moderuara për ato çështje dhe duke i kujtuar shikuesve se ajo ishte një prokurore”, tha ai.

Medvic shtoi se Harrisi i trajtoi shumë mirë edhe akuzat se ajo ka ndryshuar politikat e saja të disa viteve më parë.

“Është një situatë e vështirë për një kandidate sepse akuzat për ndryshim qëndrimesh nënkuptojnë oportunizëm te një kandidati”, tha Medvic.

“Duke thënë – në dy momente të ndryshme të intervistës – se ‘vlerat e saj nuk kanë ndryshuar,’ ajo po kundërshton akuzën e oportunizmit me pretendimin se është parimore. Ajo ndoshta e luftoi këtë betejë deri sonte”, shtoi ai.

 

 

Gjatë intervistës, Harris lavdëroi vazhdimisht presidencën e Bidenit, duke përfshirë uljen e inflacionit pasi ai arriti nivelet e larta prej dekadash dhe nënshkrimin e projektligjit historik për klimën dhe energjinë e pastër, Aktin e Reduktimit të Inflacionit.

Harris deklaroi gjithashtu se ajo ndan kryesisht qëndrimin e njëjta me Bidenin për çështje të tilla si konflikti midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza ndërsa tha se ajo do të vazhdojë të punojë për lirimin e pengjeve të kapur dhe për të siguruar një armëpushim.

Grant Reeher, profesor i shkencave politike në Shkollën Maxwell të Qytetarisë dhe Çështjeve Publike të Universitetit të Sirakuzës, sugjeroi që Harris nuk arriti të diferencohej mjaftueshëm nga administrata aktuale e Bidenit.

“Nuk ishte e qartë sa i përket pozicioneve dhe shpjegimeve të qasjes së përgjithshme të politikës. Disa gjëra rreth kufirit dhe rreth një kredie të zgjeruar tatimore për fëmijët dhe një kredi për blerjen e shtëpisë për herë të parë – dhe që ajo nuk dëshiron t’i ndalojë ‘fracking’ në nivel kombëtar”, tha Reeher.

“Por përndryshe, nuk dëgjova asgjë që të më ndihmonte të kem një [ide] më të qartë se çfarë do të përpiqej të bënte një administratë e Harrisit. Dhe nuk kam asnjë ide se si do të ndryshonte një presidencë e Harrisit nga një presidencë e Bidenit”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit