Ish-banori i Big Brother Vip Kosova 4, Toney tha se e vetmja gjë që ka ndryshuar tek ai që tash njihet nga publiku, pasi me punën e tij si regjisor ka qëndruar gjithmonë prapa kamerave.
Në “Sol” në Klan Kosova ai u shpreh se eksperienca brenda formatit ishte e bukur, dhe mësoi ta flas më mirë shqipen.
“Janë kanë disa banorë që kanë pritur të ndodhin situata me u angazhu, ndërsa, situatat janë kanë të mijat. Jam shumë i lumtur çka kam mujt me dhënë aty. Në jetën personale nuk ka ndryshuar asgjë, sepse e kam rutinën tem”, tha Toney.
Ai nuk mohoi se brenda në shtëpi kishte pasur simpati për banoren Benita Zena, por konfirmoi se nuk janë takuar.
“Kam lujtë me të, dhe ajo në të njëjtën kohë, ajo prej fillimit ka pasur qejf me qitë keq një djalë”, tha Toney.
Ndiqeni videon për më shumë:






