10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

A u shtypën në një vend? | Si është e mundur që shumë nga fletëvotimet “e pavlefshme” për Vetëvendosjen e kanë të njejtin gabim? (Dokumente)

- Advertisement -

 

Duket e çuditshme, por shumë nga fletëvotimet e pavlefshme që u përdorën si mostër nga Vetëvendosje në ankesën e tyre me 1 mars 2025 në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kanë një të përbashkët.

Këto fletëvotime që nga numëruesit në Qendrën për Numërim dhe Rezultate u shpallën “të pavlefshme” e kanë të njejtin gabim teknik.

Demokracia.com ka siguruar ankesën e plotë që Vetëvendosje e paraqiti në PZAP në fillim të muajit mars dhe ka vërejtur se këto fletëvotime që ishin shpallur të pavlefshme, në të gjitha është votuar për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatët e saj.

Këto fakte shtojnë edhe më shumë dyshimet se partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, është duke e keqpërdorur dhe duke e manipuluar me votimin jashtë Kosovës.

Sipas fotove të fletëvotimeve “të pavlefshme” që u përdorën në ankesën e Vetëvendosjes në PZAP, këto fletëvotime janë shtypur në një format të tillë që u mungon subjekti i fundit politik i certifikuar nga KQZ me numrin rendor 138.

Shikoni në vazhdim këto “fletëvotime” që pas vendimit të PZAP-it janë llogaritur të vlefshme. /Demokracia.com /.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit